Aliut i kanë vendosur emrin e gjyshit, por ai këmbëngul se duhet t’i flasësh shkurt Ali me theks tek ‘I”. Me një iphone në dorë ai nuk I ngre sytë dhe sicc tregon nëse do studiojë për informatikë , këtë passion e ka sepse që I vogël prindërit nuk ja refuzuan asnjëherë kërkesën për telefonë. “ Kam patur që fëmijë telefonë , nuk e mendoj si është jeta pa telefon” thotë Ali, që i zhytur mes aplikacioneve lëviz duart me shpejtësi dhe ndonjëherë përgjigjet shkurt. Nëna e tij tregon se si prindër provuan disa herë ta shkëpusnin nga telefoni “ por të qarat e tij dhe kërkesat për telefon ishin të përditshme” , kështu që u dorëzuan.
Por sherret mes prindërve dhe fëmijëve për telefon janë pjesa më e paqtë për t’u treguar. Pak kilometra larg qendrës, në afërsi të pallateve Gintash, katër shokë , më i madhi 16 vjecc e qëlluan me grushta me mjete rrethanore bashkëmoshatarin e tyre mbasi I panë në duar një telefon të ri. Më pas njëri prej tyre tregon në polici se si vrapuan dhe se si E.K, i mori aparatin celular bashkëmoshatarit të tij dhe u largua. Më pas fëmijët u shoqëruan në prani të psikologëve dhe prindërve në komisariat dhe secili shfajësohej me përjashtim të rrëmbyesit të telefonit që tha : më pëlqeu , por nuk ja vodha e mora dhe do ja ktheja prapë ZH.
“ Nuk është vetëm një problem varësie, por më së shumti aparatet qarkullohen më lehtë ndaj dhe vidhen kaq kollaj” shprehet oficeri I policisë I cili ka përpara kompjuterit një mal me dosje të pezulluara dhe të kthyera për hetime. Janë të gjitha denoncime për vjedhje aparatesh celularë.
Në një rast denoncuesja me inicialet Z.M, u lut në polici që tja gjenin telefonin, mbasi brenda këllëfit kishte futur kartën e identitetit. “ Nga kqyrja e vendit të ngjarjes me qëllim evidentimin e kamerave të sigurisë, nuk u gjetën gjurmë që do të mund të identifikonin autorin , ndërsa nga kompania e telefonisë celulare nuk u disponuan të dhëna të vlefshme për hetimin” shkruan për këtë rast prokurori I ccështjes.
E. C. u nis me autobus nga shtëpia e saj në Surrel dhe kishte plan të pinte kafe tek Pazari i RI. Fashikulli policor shpjegon se gruaja kishte afër një minoren , por kaq mban mend ajo.
“ Kur mbërrita në vend nuk e gjeta telefonin, di që e kisha në dorë dhe po e shikoja disa fotografi kur fëmija erdhi mbas meje dhe ma rrëmbeu nga dora. Telefonata e fundit ishte nga vëllai, ju përgjigja dhe më pas e mbylla dhe vazhdova duke parë rrjetet dhe fotografitë” shpjegon e reja pranë komisariatit numër 4, e cila tregon habi se si arriti fëmija t’ia zhvasë nga duart krejt hapur
Policia shkruan për këtë rast në dosjen që ju vendos në dispozionin gazetës Si, se kamerat tregojnë se hajduti nuk është I mitur si ka krijuar idenë vajza e re. “ Hajduti është një I ri diku tek 20 apo 22 vjecc, ka veshur një bluzë grid dhe mban syze dielli në kokë “ përshkruan agjenti që gjurmoi kamerat në rrugën ku ndaloi autobuzi dhe ku më pas e reja vijoi rrugën në këmbë.

Të mashtrosh për një telefon?
Klement K. u mor nën përgjegjësi penale pasi u denoncua nga shoku itij të cilit i tha: “Ma jep pak telefonin të bëj një telefonatë dhe më pas u zhduk. I dyshuari është I moshës 47 vjecc dhe u kallzua nga shtetasi R. L, I cili e kishte shok prej tre vitesh”
“ Erdhi në banesë dhe më propozoi të udhëtonim nga Elbasani drejt Tiranës pasi do ta shoqëroja të blinte rroba të përdorura dhe duhan të grirë tek një miku I tij fshatar. Unë shes si ai rroba të përdorura . Shkova megjithëse Klementi më detyrohej para pasi disa vite më parë më vodhi një depozitë dhe më tregoi se do m’i kthente paratë dhe unë nuk e kallzova në polici. ‘
Polcia I thotë gazetës Si se sapo kanë mbërritur në Tiranë janë ulur për kafe pranë rrugës së Elbasnait
‘ U ulëm pranë qytetit Studenti dhe po prisnin mikun e tij , ndërkohë Klementi më kërkoi telefonin që të fliste me mikun që po prisnim. Doli jashtë për të biseduar dhe nuk u kthye më” kallzon i mashtruari. Siç rezulton më pas i mashtruari ka gjetur një telefon rrethanor dhe ka telefonuar në numrin e tij por ai dilte i mbyllur
Më pas ai është paraqitur në polici dhe kur ka dhënë identitetin e burrit, policia thotë se klikoi në Tims nga ku rezultoi se Klementi ishte I dënuar për mashtrim disa herë dhe konkretisht në vitet 1996, 1998, , 1999, 2002 dhe dy herë në 2018.
Vodhi telefonin për disa foto…
Por rasti më flagrant i denoncuar është ai i rrëmbimit të një telefoni pikërisht për të zhdukur forografitë. Sipas fashikullit që disponon gazeta Si , hajduti së bashku me një shok të tij ndaluan në rrugë shtetasen N. M dhe e rrahën. Ajo u sulmua sipas policisë mbasi bëri rezistencë dhe nuk pranoi të dorëzojë telefonin. ” kam telefon samsung a21, ngjyrë e zezë. Me sulmuesit kam njohje . Ata deshën të ma marrin telefonin mbasi kam biseda kompromentuese ndaj tyre ku këta shtetas më kërkuan të punoj si punonjëse seksi në Itali dhe unë nuk pranova”- thotë denoncuesja.
Por i hetuari kundërshton sipas burimeve të gazetës Si pasi sipas tij ” e prita poshtë shtëpisë mbasi ajo ofendoi bashkëjetuesen time dhe kur e qëllova nga nervat i mora telefoni”. I riu qëndroi nen arrest me burg 40 ditë derisa ekspertiza ktheu përgjigjje për shkaktimin e dëmeve fizke ndaj kallzueses- thanë burimet e gazetës Si të cilat për të plotësuar me prova qëndrimin e vajzës kryen kontroll për kamera në rrugën ku ndodhi ngjarja dhe u bindën se e reja u sulmua
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




