Ne rrjet

Përse po mbledh Trump liderët e Europës Qendrore në Uashington

Pse po ftohen drejtuesit e Evropës Qendrore në Uashington këtë pranverë?"

Muajin e kaluar, Presidenti Trump priti Kryeministrin çek Andrej Babis në Shtëpinë e Bardhë. Këtë të premte, ai do të bëjë të njëjtën gjë edhe me Peter Pellegrinin, kryeministrin e Sllovakisë. Dhe më vonë këtë muaj, më 13 maj, presidenti amerikan do të presë kryeministrin hungarez Viktor Orban, vizita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2001. (I fundit i kryeministrave të grupit të Vishegradit, polaku Mateusz Morawiecki pritej të vizitonte Uashingtonin muajin e kaluar, por vizita e tij u shty për në qeroshor).

Që udhëheqësit e Europës Qendrore dhe Lindore të takohen me Trump nuk është, në vetvete, aq e habitshme. Pasi emërimit të ish-ndihmësit të sekretari të shtetit për Europë dhe Euroazinë Wess Mitchell qasja e administratës Trump në Europën Qendrore ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Administrata e Obamës e ka harruar rajonin, duke refuzuar të angazhohet derisa udhëheqësit e saj të përmirësohen në të drejtat e njeriut. Administrata e Trump, me një politikë të formësuar nga Mitchell, zgjodhi që të mos përqëndrohet me tek të drejtat e njeriut dhe në vend të kësaj të forcojë lidhjet e saj me rajonin për të konkurruar kundër Rusisë dhe Kinës. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo udhëtoi nëpër rajon, duke deklaruar do të angazhohet më shumë në për të konkurruar me Moskën dhe Pekinin.

Por takimet e Shtëpisë së Bardhë nuk po ndodhin vetëm sepse sepse vendet e Europës Lindore knë dëgjuar këshillat e SHBA-së, përkundrazi, që nga udhëtimi i Pompeos në Europën Qendrore, Hungaria ka mirëpritur në një bankë ruse ndërsa presidenti çek (i cili duhet të theksohet se nuk kontrollon politikën e jashtme çeke) shkoi në Kinë për t'u takuar me kreun e Huaweit, kompaninë celulare të akuzuar për një sërë aferash spiunazhi.

Është e qartë se politika e ri-angazhimit nuk ka funksionuar.  Vende si Hungaria dhe Republika Çeke vazhdojnë të thellojnë lidhjet e tyre me Moskën dhe Pekinin", thotë Christopher Maroshegyi, analist i njohur amerikan.

Përveç mirëpritjes së bankës ruse të zhvillimit dhe dhënies së imunitetit diplomatik, Hungaria gjithashtu ka mirëpritur edhe Huaëei.

Huawei drejton qendrën më të madhe logjistike në Budapest dhe në një takim me shefin e kompanisë kineze, Ministri hungarez i Financave i Hungarisë tha se do të hapte dyqane me pajisjet e Huaëei në të gjithë vendin.

Hungaria ka bërë vetëm një gjë nga ato që kërkoi  administrata Trump: negocimin  e një marrëveshje me vlerë të lartë për blerjen e armëve nga SHBA-ja.

Sipas ekpertëve, qëllimi i vizitave duket se ka të bëjë edhe për formimin e një klubi udhëheqësish autokratë dhe populistësh përpara zgjedhjeve evropiane.

Udhëheqësit e Grupit të Vishegradit dhe Trump kundërshtojnë hapur emigracionin. Vizitat në SHBA vijnë ndërkohë që Hungaria dhe Polonia kanë ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër Bashkimin Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë