Shendet

Mjekët nuk do ta kuptojnë kurrë dhimbjen tuaj

Karen Sibert

Të gjithë jemi qenie njerëzore, por jo të gjithë jemi njësoj.

Çdo person e përjeton dhimbje ndryshe, si nga perspektiva emocionale, ashtu edhe nga perspektiva fizike, duke bërë që trupi t’i përgjigjet dhimbjes në mënyra të ndryshme. Kjo do të thotë që mjekët si unë duhet të vlerësojnë pacientët individualisht dhe të gjejnë mënyrën më të mirë për t’u lehtësojnë dhimbjen.

Megjithatë, ditët e sotme, mjekët janë nën presion të jashtëzakonshëm për të kufizuar sa shumë shpenzimet e pacientëve dhe për të përshkruar trajtimet e nevojshme mjekësore bazuar në udhëzime të standardizuara. Ekziston një boshllëk i madh midis dhimbjes së pacientit dhe trajtimit të limituar që mund të ofrojnë mjekët.

Shqetësimet rreth opiumit e bëjnë problemin edhe më keq.

Opioidet, duke përfshirë heroinën dhe fentanilën, vranë më shumë se 42,000 persona në SHBA gjatë vitit 2016.

Mjekët hezitojnë gjithnjë e më shumë të këshillojnë përdorimin e opioideve kundra dhimbjeve, duke pasur frikë nga kontrollet e qeverisë ose paditë e pacientëve.

Por çfarë duhet të bëjmë me një pacient që ka dhimbje të jashtëzakonshme? Si munden të identifikojnë mjekët e të gjitha specialiteteve këta pacientë dhe të bëjmë çmos për të mbajtur nën kontroll dhimbjen e tyre edhe kur nevojat e tyre nuk përputhen me pritjet apo përvojën tonë?

Disa dhimbje janë pjesë natyrale e shërimit. Por kjo dhimbje mund të ndryshojë në varësi të pacientit që po e përjeton.

Le të fillojmë me një pyetje që ka lënë të hutuar për shumë vite mjekët që specializohen në anesteziologji: A kanë nevojë disa pacientë për më shumë anestezi se sa disa të tjerë?

Së fundi, një studim ka ekzaminuar femrat me flokë natyrale të kuqe në krahasim me femrat me flokë të errëta, kur ishin nën efektin e anestezisë.

Shumica e femrave me flokë të kuqe kërkonin më shumë anestezi, në mënyrë që të mos pësonin një shok të dëmshëm. Analiza e ADN-së tregon se pothuajse të gjithë njerëzit me flokë të kuqe kanë mutacione të veçanta që i bëjnë t’i përjetojnë ndryshe dhimbjet.

Normat kulturore gjithashtu mund të përcaktojnë se si grupe të ndryshme njerëzish reagojnë ndaj dhimbjes. Në SHBA, për shembull, djemtë që luajnë në sporte dhe ata që marrin pjesë në stërvitje ushtarake tradicionalisht janë mësuar nos t’i kushtojnë rëndësi dhimbjes edhe nëse lëndohen seriozisht, ndërkohë që vajzat dhe gratë reagojnë ndryshe në rrethana të krahasueshme. Si rezultat i kësaj, personeli mjekësor mund të marrë ankesat e meshkujve më seriozisht, duke supozuar se një mashkull duhet të jetë në dhimbje të forta përderisa është duke i shfaqur.

Nga ana tjetër, shumë njerëz besojnë se dhimbjet e femrave nënvleftësohen vazhdimisht nga mjekët, të cilët fajësojnë "hormonet" ose "nervat". Gratë zakonisht vuajnë nga sëmundjet e imunitetit, duke përfshirë lupusin, artritin inflamatorin dhe migrenën.

Femrat kishin të paktën një recetë me opioide më shumë se burrat në vitin 2016. Edhe pse gratë kanë më pak gjasa të vdesin nga mbidoza e opideve, ato mund të bëhen të varur nga opioidet me recetë më shpejt se meshkujt.

Duke analizuar të dhënat gjenetike të secilit pacient, ne shpresojmë të shpjegojmë pse pacientët shpesh reagojnë kaq ndryshe pas të njëjtit lloj të operacionit, lëndim ose sëmundjes.

 Për më tepër, dhimbja kronike shoqërohet me ndryshime afatgjata në shprehinë e gjeneve në sistemin nervor qendror. Ta themi thjesht, përvoja e dhimbjes ndryshon sistemin nervor të pacientit në nivelin molekular.

Faktorët emocionalë, duke përfshirë streset e mëparshme ose depresionit, rrisin gjasat që një pacient të bëhet i varur nga opioidet pasi të ketë dhimbje. Më e mira që mund të bëjnë mjekët është të respektojnë pacientët, të dëgjojnë me kujdes dhe të përpiqemi t’i lehtësojmë dhimbjet./Newsweek/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë