Analize

Përse Makronit i duhet një aleat si Putini?

Si gjithmonë, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF), u fol për shumë më tepër se saa thjesht “paratë”, veçanërisht tani që  Perëndimi po përpiqet të lundrojë në valët politike të krijuara nga tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane. Por çuditërisht, presidenti francez duket se ishte i interesuar për të patur një lundrim të qetë me Rusinë. Forumi i 25 majit nuk ishte vizita e parë e Emmanuel Macron në qendrën kulturore të Rusisë. Në vitin 2013, ai erdhi me një delegacion të kryesuar nga presidenti Francois Hollande për samitin e G-20, si i dërguari ekonomik i presidentit. Macron mbajti një fjalim në forumin e këtij viti, ndërkohë që ishte ulur me presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe, zëvëndëspresidentitn e Kinës Ëang Qishan dhe drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde. Gjatë forumit u mbajt gjithashtu një tryezë të rrumbullakët mbi marrëdhëniet ruso- franceze të biznesit ndërkohë që nuk munguan as bisedimet dypalëshe në Dialogun e Trianonit, një foruim i përqëndruar tek shoqëria civile. Vizita e Macronit duket se i dha një shtysë biznesit franko-rus. Pavarësisht sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së, midis kompanive franceze dhe atyre ruse u nënshkruan më shumë se 50 kontrata.

Macron dhe Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut  

Para vizitës, Macron nuk ishte shumë entuziast për udhëtimin, pasi pritshmëritë e tij lidhur me Rusinë ishin në fakt mjaft të ulëta. Në fillim të prillit, Macron kishte planifikuar të ulej në Moskë para se të shkonte në Shën Petersburg. Por Parisi me sa duket uli statusin e vizitës së Macron nga një i një vizitë shtetërore në një vizitë pune dhe Macron u ul direkt në Shën Petersburg. Ndryshimet u bënë pak pas sulmeve ajrore amerikane, franceze dhe britanike në Siri dhe mes hetimeve intensive për helmimit e një spiuni rus në tokën britanike, për të cilin shumica e botës perëndimore fajëson Rusinë.

Agjenda e Macron në Shën Petersburg ishte mjaft e gjerë. Përveç çështjeve franko-ruse, ai synonte të trajtonte temën e Sirisë, marrëdhëniet izraelito-palestineze, Ukrainën dhe Iranin. Një burim diplomatik francez deklaroi në kushte anonimiteti se gjatë bisedimeve me Putinin, Macron dëshironte të përqëndrohej tërësisht tek Lindja e Mesme, sidomos tek Siria dhe Irani. Nuk është një lajm që Parisi dhe Moska bien në kundërshtim për sa i përket Sirisë. Frustrimi dhe angazhimi i Francës në Siri është rritur që nga zgjedhja e Macron. Megjithatë, Parisi shprehet se Kremlini nuk ka bërë asnjë përpjekje, veçanërisht në çështjet e rëndësishme për Francën, si armët kimike dhe ndihma humanitare. Përtej kalimit të "vijës së kuqe" për shkak të përdorimit të armëve kimike, sulmet ajrore franceze në prill ilustrojnë qartë zhgënjimin e Parisit për shkak të qëndrimit të Rusisë.

Macron dhe Putin

Por në Shën Petersburg, Franca mund të ketë marrë sinjalin pozitiv që kishte pritur. Macron dhe Putin arrin në marrëveshje për një çështjes, përfshirë këtu edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore të Iranit. Edhe pse Rusia nuk i mirëpriti shqetësimet e Parisit lidhur me programin e bërthamor të Teheranit dhe zgjerimin e ndikimit iranian në të gjithë Lindjen e Mesme, Parisi dhe Moska do të përpiqen të koordinojnë bisedimet e paqes për Sirinë, të mbajtura në Astana. Nëse një koordinim i tillë do të funksionojë, ai do të jetë një shpërblim i madh për Parisin, i cili ka kërkuar të ndërtojë një alternativë të besueshme ndaj kontrollit të Rusisë mbi Sirinë. Kjo arritje gjithashtu ilustron një evolucion në qëndrimin e Francës ndaj bisedimeve të paqes, pasi Parisi ka qenë gjithnjë skeptic, sidomos për faktin se Irani, Rusia dhe Turqia veprojnë si garantues të këtyre bisedimeve. Por tanimë që Franca mund të marrë kontrollin, forumi i paqes në Astana mund të kthehet dalëngadalë në një agjendë të madhe politike.

A është Rusia partneri më i mirë i Francës në këtë situatë?

Marrëdhëniet franko-turke tashmë po kalojnë kohë të vështira për shkak të shqetësimeve për të drejtave të njeriut. Mbështetja ushtarake franceze për kurdët sirianë, si dhe kritikat e Macron për operacionin ushtarak të Turqisë në Afrin, kanë zemëruar tej mase Ankaranë. Në rastin e Iranit, Parisi ka kërkuar t'i ofrojë Brukselit disa udhëzime për të hartuar një qasje ndaj marrëveshjes së Iranit, pa përfshirë Shtetet e Bashkuara. Që nga viti 2015, kompanitë franceze kanë nënshkruar një sërë kontratash me Teheranin, të cilan arrijnë vlerën e më shumë se 26 miliardë dollarëve.

Përëndimi kishte shpresë se investimet perëndimore në Iran do të krijonin kushte të favorshme ekonomike, do të nxisnin rënin e regjimit dhe përfundimisht do të bënin që Irani të hartonte një politikë më fleksibile në Siri. Megjithatë, me vendimin e Trump për t'u tërhequr nga marrëveshja e Iranit, këto investime janë në rrezik dhe kompanitë franceze nuk kanë gjasa të fuqizojnë aktivitetet e tyre në Iran.

Trump dhe Macron

Sot, Parisi gjendet në një rrugë pa fund dhe, duke pasur parasysh ndikimin e kufizuar të Macron mbi kompanitë franceze, Franca nuk mund të bëjë asgjë tjetër për të shpëtuar marrëveshjen e Iranit, përveçëse të japë mbështetjen e plotë diplomatike. Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara, ku, përtej buzëqeshjeve, Macron nuk mori asgjë nga Trump, asnjë premtim për marrëveshjen e Iranit dhe asnjë garanci për të mbrojtur bizneset franceze nga sanksionet amerikane, Presidenti francez ka nevojë të fitojë pikë jashtë vendit për të fuqizuar figurën e tij si në Francë ashtu dhe në Europë. Duke u përpjekur të ndërtojë ura me Rusinë, Macron kërkon të tregojë se nuk është në një mendje me Shtetet e Bashkuara për të gjitha çështjet e Lindjes së Mesme. Në këtë kuptim, vendimi i Trump për të dalë nga marrëveshja e Iranit i jep më shumë hapësirë ​​Francës, sidomos kur bëhet fjalë për Sirinë. Tani që Macron po kërkon të distancohet nga politika rajonale e Uashingtonit, nuk do ishte çudi ta shihnim gjithnjë e më shumë në krah të Putinit. /Al Monitor/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë