Analize

Përse largimi i Italisë nga TAP është një lajm i mirë për Shqipërinë?

E ardhmja e tubacionit Trans-Adriatik (TAP), është vënë përballë një rreziku të papritur, pasi zyrtarët kryesorë në qeverinë e re italiane sinjalizuan tërheqjen nga projekti, duke thënë se ai nuk ishte më i dobishëm për Italinë . Tubacioni, i cili ka hyrë tanimë në fazën përfundimtare, është 878 kilometra i gjatë dhe ka një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metra kub në vit, duke bërë të mundur transportimin e gazit të Azerbajxhanit në disa tregje të Europës. Projekti TAP synon të lidhë tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Greqi-Turqi, duke kaluar përmes veriut të Greqisë në Shqipëri, dhe përmes Detit Adriatik të kalojë në territorin e Italisë jugore, ku do të lidhet me rrjetin italian për gaz natyror për të arritur tregje të shumta europiane perëndimore.

Por duket se rruga që do të ndjekë tubacioni do të pësojë një devijim jashtëzakonshëm, pasi Sergio Costa, ministri ri italian i Mjedisit, premtoi të nisë një studim për të vendosur nëse Italia do të përfitojë nga pjesëmarrja në tubacionim e gazit natyror. Ai tha se roli i Italisë dhe pjesëmarrja e saj TAP ishte hedhur tashmë në tavolinë për diskutim dhe se qeveria do t'i jepte përparësi ketij debatit në Këshillin e Ministrave.Ministrja e Jugut Barbara Lezzi shprehu gjithashtu shqetësime rreth rreziqeve mjedisore që lidhen me TAP. Costa argumentoi se duke marrë parasysh politikat energjetike të Italisë dhe një rënien e kërkesës për gaz natyror, projekti sot duket i pakuptimtë.

Përse Italia dëshiron të shkëputet nga TAP?

Vendimi për t’u tërhequr nga TAP është nxitur kryesisht nga Lëvizja Pesë Yjet, partia më e madhe e koalicionit të ri qeveritar të Italisë. Si Kosta dhe Lezzi janë të dy anëtarë të Lëvizjes Pesë Yjet. Lezzi, e cila u rrit në qytetin e Leçes, vetëm 25 kilometra nga San Foca, zona ku është vendosur tubacioni, ka thënë se rreziqet mjedisore që paraqet TAP janë të panevojshme për shkak të kapacitetit të tepërt të gazit në vend. “Kërkesa për gazin natyror në Itali është shumë më e ulët se ajo e dhjetë viteve më parë. Nuk ka kuptim që të sjellim më shumë gaz në Itali kur kemi tashmë mjaftueshëm dhe po përpiqemi të ndërpresim djegien e lëndëve fosile", tha Lezzi për gazetarët.

Lëvizja Pesë-yje ka thënë se dëshiron të frenojë përdorimin e karburanteve fosile në Itali deri në vitin 2050. Mariagrazia Midulla, kryetarja e politikës energjetike të Italisë, tha se vendimi i Italisë për heqjen e karburanteve dhe nxitjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme ishte i mirëpritur nga të gjitha vendet europiane. "Ideja që Italia do të bëhet një shpërndarës i gazit natyror për Evropën ishte ndoshta një fantazi. Do të ishte më mirë që Italia të nxisë shpërndarjen e energjisë së rinovueshme", tha Midulla.

Por Pietro Paganini, themeluesi i “Competere”, tha se ndoshta është tepër vonë për të “hequr prizën” e TAP në Itali. "Ky është një projekt i madh infrastrukturor që do të krijojë vende pune dhe ka ndikime minimale mjedisore, ndërkohë që diversifikon furnizimin me energji- tha Paganini në një intervistë- Tanimë janë investuar sasi të mëdha parash. Mund të kishte kuptim që të debatonim disa vite më parë, por do të ishte qesharake ta ndryshonim planin në këtë pike të projektit.

Përse Shqipëria përfiton nga largimi i Italisë?

“TAP” është parë prej kohësh si një projekt me interes të madh nga Bashkimi Europian por edhe nga Shtetet e Bashkuara, pasi pritet që të ulë varësinë e Europës nga gazi rus. Nëse qeveria populiste italiane do të tërhiqet nga projekti do të shkaktonte reagime dhe përplasje të shumta në Bruksel, por do t’i bentë gjithashtu një nder të jashtëzakonshëm Rusisë. Por Moska nuk do të ishte përfituesja e vetme e këtij vendimi pasi nëse Italia nuk do të vazhdojë më projektin, Shqipërisë do ti duhet të mbajë peshën e TAP. Pa Italinë, gazsjellësi adriatik-jonian do të merrte një rol strategjik, duke e venë vendin tonë në qendër të projektit. Duke qënë se TAP konsiderohet nga Bashkimi Evropian si një alternativë për t’u shkëputurr nga furnizimi me gas nga Rusia, Brukseli do të bënte gjithçka që ta mbante projektin në këmbë, duke i kushtuar një rëndësi të madhe vazhdimit të tij në Shqipëri. TAP është përfshirë nga Komisioni Evropian në listën e projekteve me interes të përbashkët (PCIs) dhe si një projekt që do të lidhë sistemet energjetike të shteteve të ndryshme anëtare, duke kontribuar në arritjen e objektivave të politikës energjetike të BE-së. Dhe në fakt, në shkurtin e kaluar, Banka Europiane e Investimeve (EIB) dha një nga kreditë më të rëndësishme në historinë e saj, 1.5 miliardë euro, pikërisht në favor të TAP-it.

Me tërheqjen e Italisë, një pjesë e mirë e tubacioneve të projektit do të duhet të kalonin nga toka shqiptare për t’u shpërndarë më pas drejt pjesës tjetër të Europës. Nuk dihet ende rruga që mund të ndjekë projekti nëse Italia vendos të largohet, por një gjë është e sigurt, Shqipëria do të mbante peshën kryesore të tij.

Burimet: "Business Insider", "Ekathimerini", "Xihuana News"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë