Analize

Përse Italia nuk del dot nga “balta”?

Për miliona italianë, rimëkëmbja ekonomike shkon përtej titujve bombastikë të gazetave, të cilët bien shpesh në kundërshtim me realitetin e tyre të përditshëm. Shifrat e reja të publikuara nga Instituti Italian i Statistikave, javën e kaluar, treguan se deri në fund të vitit 2017, 8.4 përqind e italianëve jetonin në "varfëri absolute", duke u përkufizuar si të paaftë për të blerë një shportë ushqimesh.  Sipas statistikave, numri i italianëve që jetojnë në "varfëri relative" ka shkuar në 15.6 përqind të popullsisë ose e thënë ndryshe, në rreth 9.4 milionë njerëz. Kjo shifër ishte vetëm 14 për qind në vitin 2016. Lajmet alarmante rreth varfërisë janë bërë një traditë vjetore në Itali, pas krizës së madhe financiare. Numri i italianëve të varfër është trefishuar që nga viti 2008, edhe pse vitet e fundit situata është paraqitur më e qëndrueshme.

Sidoqoftë, për fat të keq, jeta po bëhet gjthnjë e më e vështirë për shumë italianë pavarësisht nga fakti se në nivel makro, rimëkëmbja ekonomike e vendit ka vazhduar me ritme të qëndrueshme që nga viti 2014. Produkti i brendshëm bruto i Italisë u rrit në 1.5 përqind në 2017, suksesi më i madh i vendit që nga viti 2010. Si rezultat, papunësia ka vazhduar të shënojë rënie duke arritur në 13 për qind. Sipas të dhënave të publikuara në fund të vitit të kaluar, të ardhurat mesatare të familjeve në fakt ishin rritur me 1.8 përqind, ose e thënë ndryshe me 29,988 euro në vit dhe fuqia blerëse u rrit me 1,7 përqind vitin e kaluar krahasuar me dy vjet më parë. Të ardhurat mesatare u rritën 2.8 për qind në po të njëjtën periudhë.

E gjithë kjo, natyrisht, krijon një farë arsyeje për optimizëm në mesin e qytetarëve. Megjithatë, rritja ekonomike nuk ndjehet njësoj në të gjitha shtresat e shoqërisë. Segmentet më të varfëra të shoqërisë në përgjithësi janë të fundit që shijojnë fitimet. Por nga ana tjetër, Italia ka bërë disa përparime në çështjet që kërcënojnë kolapsin e ekonomisë.

Pra ku qendron problemi?

Për fat të keq, ekonomia e Italisë është ende një ndër më të rrezikuarat në Evropë dhe më e vogël sesa ishte në vitin 2008. Niveli i NPL-vë është ende mjaft i lartë, rreth 14.5 përqind e totalit të kredive, duke kufizuar kreditimin dhe investimet në të gjithë vendin. Italia ende ka borxhin më të lartë të të gjithë anëtarëve të BE-së, rreth 2.8 trilionë dollarë (gati 130 për qind të PBB-së). Për më tepër, rimëkëmbja e ekonomisë italiane varet kryesisht nga fuqitë e huaja. Eksportet kanë qenë një nga nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike Italiane, por një krizë e madhe ekonomike në Evropë ose SHBA, do ta hidhte Italinë “në det të hapur”. Sipas statistikave, rritja ekonomike do të vazhdojë afërsisht në këtë nivel përgjatë këtij viti, përpara se të pësojë një rënie të lehtë në vitin 2019.

Inflacioni i ngadalshëm i çmimeve të konsumit mund të ketë gjithashtu një ndikim të madh në rritjen ekonomike të viteve të ardhshme. Inflacioni në Itali është ende relativisht i vakët, gati 2 për qind poshtë objektivit të Bankës Qendrore Evropiane. Ndërkohë, disa nga reformat strukturore që janë konsideruar të si tejet të nevojshme për të çuar në rimëkëmbjen totale të ekonomisë (shkurtimet e shpenzimeve sociale, për shembull) janë po ashtu duke i lënë të varfërit në baltë, ndërkohë që elitat e vendit po ia dalin mjaft mirë. Këtë vit, të varfërit nuk mundën të përfaqësoheshin as në Kupën Botërore, për t’u shkëputur paska nga grindjet e përditshme. Nuk është për t’u habitur, pra, që votuesit italianë të kenë zgjedhur një qeveri populiste.

Emigrantët dhe italianët e Jugut janë më të varfrit

Në Itali, si në shumë vende të tjera, problemet e papunësisë, të krijuara nga tregtia e lirë dhe pabarazia sociale, kanë krijuar në një armiqësi të frikshme ndaj emigracionit. Megjithatë, varfëria është më e lartë në mesin e familjeve të emigrantëve se sa atyre italiane.  Më shumë se 29 përqind e familjeve të emigrantëve jetojnë në varfëri absolute, krahasuar me vetëm 5 përqind të familjeve italiane. Nga ana tjetër, statistikat e reja mbi varfërinë kanë theskuar edhe më shumë dallimet rajonale të Italisë. Varfëria është më e pranishme në rajonet jugore, ku në zgjedhjet e përgjithshme të marsit u votua me shumicë dërrmuese për Lëvizjen Pesë Yjet. Sipas shifrave zyrtare, 11.4 për qind e italianëve të Jugut (duke përfshirë Sicilinë dhe Sardenjën) jetojnë në varfëri absolute, ndërkohë që shifër ishte vetëm, 9.8 për qind në 2016. Por në Italinë e Veriut, vetëm rreth 7 për qind e italianëve jetojnë në varfëri. Në mënyrë të ngjashme, shkalla e varfërisë ishte më e lartë në mesin e italianëve nën moshën 35 vjeç (9.6 përqind) dhe papunësia e të rinjve mbetet mbi 30 përqind. Siç mund të pritej, si Lega Norda ashtu edhe Pesë Yjet u votuan kryesisht nga italianët e moshës 18 deri në 34-vjeç. Dhe kur një lëvizje politike fiton falë sulmeve ndaj emigrantëve dhe institucioneve të jashtme, implikimet e saj kanë shumë gjasa të përhapen përtej kufijve, duke tronditur kështu edhe themelet e Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë