Analize

Greqia nuk dridhet nga Trump

Vetëm Greqia nuk u shqetësua nga këmbëngulja e  Shefi i Shtëpisë së Bardhë që vendet anëtare të NATO-s të dyfishonin kontributet financiare për aleancën.Greqia, si  ekonomia më e brishtë e Bashkimit Europian, paguan 2.38 përqind të PBB-së, më shumë se çdo vend tjetër europian, duke u radhitur e dyta pas Amerikës. Ndërkohë që Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, shpenzon vetëm 1.24%, krahasuar me 3.5% e paguar nga SHBA-ja.

Donald Trump dhe Tspiras gjatë samitit të NATO-s në Bruksel

Përse Athina shpenzon kaq shumë për mbrojtjen ushtarake?

Duke pasur parasysh vështirësitë aktuale ekonomike, të gjithë mund të habiten nga shpenzimet dorëlëshuara të Athinës, të cilët e kalonin në të kaluarën 4 për qindshin e GDP-së së vendit. Në fakt, buxheti ushtarak i Greqisë pasqyron edhe mosbesimin ndaj çdo vendi me të cilin kufizohet, sidomos ndaj Turqisë. Megjithëse Turqia dhe Greqia janë anëtare të NATO-s dhe janë teknikisht aleatë, të dyja shtetet kanë konkurruar ushtarakisht që nga pushtimi i Qipros, katër dekada më parë. Këto tensione u frenuan në mënyrë të konsiderueshme, por u rignjallën sërish pasi dy shtetet konkuruan mbi burimet e naftës dhe gazit në Mesdhe, pas konfrontimeve ndërmjet avionëve turq dhe grekë dhe pas strehimit të gjeneralëve të arratisur nga grushti i shtetit në Turqi. Frika e përgjithshme e Greqisë ndaj Turqisë, ka bërë që Athina të rrisë shpenzimet nga viti në vit.

Alexis Tsipras dhe Nikos Kotzias

Mund të thuhet se Greqia ka më shumë se 1.500 tanke në arsenalin e saj ushtarak, dyfishi i Britanisë së Madhe. Kjo ka ardhur për shkak të nevojës për t’u krahasuar me Turqinë  dhe forcën e saj ushtarake. Gjatë gjithë viteve 1980, buxheti mesatar i Greqisë për mbrojtjen ishte 6.2% e PBB-së, sërish për shkak të tensioneve me fqinjin e saj turk. Nga ana tjetër, Greqia nuk ka marrëdhënie edhe aq miqësore me disa nga fqinjët e tjerë, si Qipro. Arsyeja përse Athina mund të ketë qenë e detyruar e ulte shpenzimet e mbrojtjes është presioni nga Gjermania dhe Franca, të cilat kanë imponuar së sërë politikash për të ulur shpenzimet publike, gjatë krizës ekonomike. Megjithatë, edhe pse “buzë greminës”, sipas Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit, Greqia vazhdoi të blejë sasi të mëdha armësh nga Franca dhe Gjermania, midis vitit 2010 dhe vitit 2014, disa nga vitet më të këqija të depresionit ekonomik. Gjatë kësaj kohe, Athina bleu 551 milionë dollarë pajisje ushtarake nga Gjermania dhe 136 milionë dollarë pajisje nga Franca.

Ushtria turke stërvitet pranë ishujve grekë

Një tjetër arsye se pse Athina shpenzon kaq shumë për mbrojtjen është se ushtria greke punëson 2.7 për qind të fuqisë punëtore të Greqisë. Përgjegjësia e detyrueshme gjithashtu nuk dëmtohet. Vlen gjithashtu të theksohet se GDP-ja e përgjithshme e Greqisë u tkurr me 45 për qind mes viteve 2008 dhe 2015, gjë që ndihmoi në ruajtjen e kontributit të saj në NATO, duke u shfaqur më mirë pavarësisht shkurtimeve masive. Në vitin 2009, Greqia po shpenzonte rreth 10 miliardë dollarë për mbrojtjen ushtarake. Ndërsa në vitin 2015, ajo po shpenzonte vetëm 4.6 miliardë dollarë, me po të njëjtën përqindje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë