Analize

Përse grekët po bëhen kaq nacionalistë?

Më 19 maj, një turmë qytetarësh sulmoi kryebashkiakun e Selanikut, Yiannis Boutaris, gjatë një ceremonie publike për Ditën e Gjenocidit të Pontikut. Incidenti filloi me britma dhe fyerje të tipit: "Largohu, nuk të do njeri këtu, çifut i pistë, ti anti-grek, ti ​​maqedonas, ti turk i ndyrë, tradhtar!” Më pas disa njerëz, duke përfshirë edhe ata që organizuan ceremoninë, filluan të shtynin kryebashkiakun. Të tjerë filluan ta godisnin me shishe plastike dhe objekte të ndryshme. Shoqëruesit dhe truprojat e tij u përpoqën ta mbronin, por turma e ndoqi deri në makinën e tij. Njerëzit e rrëzuan në tokë dhe filluan t’i gjuanin në kokë dhe stomak. Kur kryebashkiaku hyri në makinën e tij, një burrë arriti të shqyente derën dhe një tjetër theu dritaren e pasme. Ndërkohë që makina largohej, njerëzit filluan të duartrokisnin dhe brohoritnin.

Vështirë se është parë një sulmi i këtij lloji.

Gjatë këtyre viteve të fundit të krizës financiare në Greqi, ka pasur disa incidente ku turma të zemëruara kanë sulmuar verbalisht apo fizikisht politikanët apo anëtarët e shtypit. Pa dyshim, këto sulme synonin figurat publike që u konsideruan si mbështetës të politikave shtrënguese të vendosura nga trojka (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar). Disa komentues të profilit të lartë kanë arsyetuar se sulme të tilla janë të motivuara nga një ideologji ekstreme dhe në shumicën e rasteve kanë lidhje me Agimin e Artë, partia famëkeqe neo-naziste e Greqisë, anëtarët e së cilës janë aktualisht në gjykim për vrasje dhe vepra të tjera të rënda.

Por nuk është vetëm Agimi i Artë. Edhe pse anëtarët e kësaj partie kanë treguar sjellje abuzive ndaj politikanëve dhe gazetarëve, nuk mund të themi se prapa të gjitha shpërthimeve të dhunshme të qytetarëve fshishet Agimit të Artë, sidomos kur nuk ka dëshmi konkrete për të mbështetur lidhjen midis sulmeve të njerëzve të zakonshëm ose demonstruesve me anëtarët e Agimit të Artë. Do të ishte më e saktë t'i shihnim këto sulme sporadike të "turmave të zemëruara" në kontekstin e një vale populiste që ka depërtuar thellë në jetën politike greke gjatë viteve të krizës, e cila u shkaktua nga shkurtimet e pensioneve dhe ndihmës sociale. Edhe pse të pakëndshëm, sulme të tilla nuk mbajnë vulën e ekstremit të djathtë. Megjithatë, kjo është, ajo që e bën sulmin ndaj kryebashkiakut Boutaris jashtëzakonisht alarmant.

Protestë kundër emrit  të Maqedonisë

Ai është mbështetës i politikave shtrënguese dhe programit të shpëtimit, por kjo nuk është arsyeja pse ai u sulmua. Kryebashkiaku u godit për shkak se ai është liberal, anti-nacionalist, anti-racist dhe mbështetës i të drejtave të LGBT-së. Boutaris ka promovuar në mënyrë aktive Selanikun si një qytet të rëndësishëm jo vetëm në Greqi, por edhe në historinë turke dhe hebraike. Ai ka pohuar se turistët turq duhet të inkurajohen të vizitojnë vendlindjen e Kemal Ataturkut. Ai gjithashtu ka promovuar themelimin e një muzeu të Holokaustit në Selanik, në kujtim të popullatës hebraike të qytetit. Për më tepër, ai shpesh ka folur në favor të zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin me Republikën e Maqedonisë. Dhe ai ka ofruar kujdesin e komunës për paradën vjetore të homoseksualëve. Këto faktorë formojë lidhjen e drejtëpërdrejtë midis sulmeve kundër figurave publike dhe ideologjisë të ekstremit të djathtë.

Nacionalizmi virulent në Greqi është nxitur kohët e fundit edhe në negociatave me Maqedoninë. Përpjekjet e fundit nga ana e qeverisë për të adresuar pabarazitë që vuajnë personat LGBT janë përballur gjithashtu me një reagim reaksionar.  Një diskutim i polarizuar publik mbi këto çështje e a zhvendosur gjithnjë debatin publik tek masat e shtrënguara ekonomike. Kjo ndodh ndoshta sepse të ashtuquajturat 'çështje kombëtare' tani perceptohen nga shumë njerëz si fusha ku mund të shpëtohet ndjenja e krenarisë kombëtare. Fatkeqësisht, zyrtarët si në koalicionin e qeverisë dhe në opozitë po inkurajojnë gjithnjë e më shumë perceptime të tilla.

Panos Kammenos, ministri i Mbrojtjes dhe gjithashtu kreu i Grekëve të Pavarur, partneri i koalicionit të vogël qeveritar, ka dalë kundër një kompromisi me Maqedoninë, si dhe ligjeve të reja për të drejtat e LGBT-së. Shumica e partisë së tij është dakort me të, së bashku me disa deputetë të Syrizës. Udhëheqësit dhe zyrtarët e Demokracisë së Re, paria kryesore opozitare, kanë shprehur mendime të ngjashme dhe po flasin në një ton gjithnjë e më reaksionar, pavarësisht liberalizmit të vetëshpallur të udhëheqësit të tyre, Kyriakos Mitsotakis. Klima toksike përkeqësohet më tej përmes deklaratave të priftërinjve të shquar ortodoksë, të cilët janë gjithmonë një faktor i rëndësishëm në jetën politike greke.

Kushdo qoftë forca politike që mbështet reagimet e dhunshme qytetare, duhet të mbajë mend se bashkimi i axhendës ekstremiste me nacionalizminn dhe grup të madh njerëzish të pakënaqur nga kriza dhe recesioni, është gjithnjë një ide shumë e keqe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë