Analize

Përse BE-ja kërkon anëtarësimin me “çdo kusht” të Shqipërisë dhe Maqedonisë?

Edhe pse disa vende anëtare i kanë dalë kundër, Bashkimi Europian duket i vendosur për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së vendosi më 26 qershor se dy kombet e vogla ballkanike mund të bëhen anëtare të BE-së, në më pak se një dekadë nëse bëjnë përparim të mjaftueshëm në reformat civile. Nëse Tirana dhe Shkupi bëjnë ndryshimet e kërkuara, atëherë BE mund të fillojë bisedimet e anëtarësimit në qershor të vitit të ardhshëm, me qëllim që vendi ynë dhe Maqedonia t'i bashkohen bllokut europian deri në vitin 2025. Edhe pse lajmi është pritur me entuziasëm nga të dyja vendet, një sërë analistësh perëndimorë janë shprehur mjaft skeptikë, duke pyetur se përse BE-ja kërkon me ngulm anëtarësimin e tyre, kur as Maqedonia dhe as Shqipëria nuk i përmbushin kushtet e vendosura.

Por si duket, kjo është një çështje që shkon përtej reformave dhe ndërmarrjeve politke. Anëtarësimi jo vetëm i Shqipërisë dhe Maqedonisë, por i të gjithë Ballkanit është një strategji kyçe e Bashkimit Europian  për të ruajtur ndikimin e tij në këtë gji të veçuar të Europës.

Si fillim të dyja vendet vendosen në Gadishullin Ballkanik, një zonë me një rëndësi të madhe strategjike për Euroazinë. BE-ja është në dijeni të rëndësisë së këtij rajoni. Shumë vende të Ballkanit kanë dalje në Detin Adriatik dhe Detin Mesdhe dhe sigurojnë akses në një sërë portesh të rëndësishme dhe rrugët e tregtisë detare. Megjithatë, Ballkani është përballur me shumë trazira politike. Maqedonia ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, e cila u nda në shtatë vende në vitet 1990. Vendi ynë nga ana tjetër, kufizohet me Maqedoninë në perëndim dhe grupohet shpesh nga analistët ndërkombëttare me kombet ish-Jugosllave. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, Gjermania nisi të rifitonte rëndësinë që kishte në Europë para Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, Berlini kishte frikë se Rusia do të bënte të pamundurën për të rifituar ndikimin e saj në Jugosllavi. Kjo do t'i jepte Rusisë një vend të caktuar në Europë, diçka që Gjermania dhe kombet e tjera europiane dëshirojnë ta parandalojnë me çdo kusht.

Gjermania dhe SHBA-ja luajtën një rol të rëndësishëm në shpërbërjen e Jugosllavisë në disa shtete më të vogla. Kur Kroacia dhe Sllovenia u vetë-shpallën si shtete sovrane në vitin 1991, Gjermania nxiti bashkësinë ndërkombëtare për t’i njohur, edhe pse e dinte se ky vendim do të çonte drejt luftës. Pasi Gjermania vendosi ndikimin e saj në të dyja vendet, Europa punoi dhe vazhdon të punojë edhe sot e kësaj ditë për të patur ndikim mbi pjesën tjetër të Jugosllavisë.

Edi Rama dhe Angela Merkel

Si nisi integrimi i Ballkanit Përëndimor?

Në vitin 2002, BE-ja e dominuar nga Gjermania mori kontrollin e “kolonive” të para të “perandorisë” europiane. Ky ishte viti kur NATO filloi tërheqjen e trupave nga Gadishulli Ballkanik. Me Kroacinë dhe Slloveninë që iu bashkuann në mënyrë të vendosur BE-së, Bashkimi nisi procesin e vendosjes së sundimit të ligjit në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. Misioni i parë policor i BE në kuadër të Politikës Evropiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes filloi në Bosnjë në janar të vitit 2003. Ai përfundoi me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara dhe sinjalizoi rëndësinë kritike për integrimin përfundimtar të të gjithë Gadishullit Ballkanin.

Sllovenia u bë anëtare e BE-së në vitin 2004 dhe Kroacia në korrik të 2013-ës.Serbia dhe Mali i Zi u panë nga BE-ja si shtete që vareshin totalisht nga unioni për financimin dhe rindërtimit e tyre pas luftërave jugosllave. Mali i Zi filloi negociatat e pranimit me BE në vitin 2012, ndërsa Serbia filloi negociatat e pranimit në janar të 2014-ës.

Cyril Muller, Zoran Zaev, Denis Zvizdić, Johannes Hahn, Ana Brnabić, Edi Rama, Duško Marković dhe Isa Mustafa

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia, e cila pa ndarjen e Kosovës si një shkelje të sovranitetit të saj, u detyrua t’i nënshtrohej presionit ndërkombëtar për të njohur pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit në BE. Bisedimet e nivelit të lartë midis BE-së dhe Bosnje-Hercegovinës filluan në vitin 2012. BE-ja i dha Maqedonisë statusin e kandidatit në 2005, ndërsa vendit tonë në vitin 2014. Megjithatë, bisedimet e anëtarësimit kanë ngelur në vend. Shumë vende të BE-së kundërshtojnë zgjerimin e unionit me vendeve të reja anëtare, të cilat BE-ja do të duhet t’i mbështesë ekonomikisht.

Përse BE-ja këmbëngul?

Pra, pse është Europa duke u ofruar anëtarësim në BE Shqipërisë dhe Maqedonisë, mes krizës së refugjatëve, krizës financiare dhe politike? Arsyeja është e thjeshtë: Për të luftuar ndikimet nga lindja. Sa herë që Evropa largohet nga vendet e Ballkanit, fuqitë e tjera janë të gatshme të mbushin boshllëkun. Rusia dhe Turqia kanë "punuar shumë për të minuar interesat strategjike të BE-së dhe të NATO-s në Ballkan," njoftoi një burim diplomatik brenda qarqeve të BE-së më 2 qershor. Rusia ka në përparësinë e saj Serbisë, të cilën po e mban nën kontroll përmes investimeve dhe ndikimit politik.

Zoran Zaev dhe Johannes Hahn

Kina po lëviz gjithashtu në zonë me investime të gjera. “Financial Times” raportoi më 1 korrik se Kina është zotuar për të tjera investimeve në vendet e Ballkanit, ndërkohë që përgatitet për një samit me 16 vende shtete anëtare dhe kandidate të BE-së, duke ushqyer frikën e Brukselit se Pekini po përpiqet të përçajë bllokun. Kina ka investuar shumë në dy kombe në veçanti: Shqipërinë dhe Maqedoninë. Tani që fuqitë e tjera po tregojnë interes, Gjermania i ka dhënë përparësi nevojëë për t'i tërhequr shtetet e Ballkanit më pranë BE-së. Tani Evropa po e sheh anëtarësimin në BE si një mundësi reale për Maqedoninë dhe Shqipërinë, me shpresën se do t'i mbajë sa më larg Lindjes. Në 10 janar të vitit 2003, Presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Romano Prodi, premtoi se të gjitha vendet e Ballkanit mund të bëhen një ditë anëtare të BE-së. " Ballkani i përket rreptësisht BE-së- tha ai- Jo Rusisë, Kinës apo ndonjë fuqije tjetër!” Edhe pse kanë kaluar gati dy dekada, kjo deklaratë është pasqyrimi më i saktë të pozicionit momental të BE-së, e cila me premtimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ka sinjalizuar se nuk do ta lejojë rajonin të rrëshhkaqë drejt Lindjes.

Burimet: "EuObserver", "The Trumpet", "Financial Times"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë