Nga Gazeta Si – Një granatë e vjetër ka shpërthyer mesditën e sotme në fshatin Kakavec, Bashkia Përrenjas.
Për pasojë, u plagos një burrë i identifikuar si O. E., dhe 2 gratë të identifikuara si Y. B. dhe D. B, të cilët ishin duke punuar tokën me bel.
Ata janë dëmtuar në gjymtyrët e poshtme dhe janë transportuar menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




