Sociale

Përqindja e pozitivitetit 18.8/ 4 të vdekur dhe 659 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të prekur nga Covid-19, 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç.
Ministria njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Më tej në njoftim thuhet se janë kryer 3487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar,” shkruhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22994
Fier 2647
Durrës 1574
Vlorë 1422
Shkodër 1299
Gjirokastër 1225
Korçë 809
Lezhë 635
Elbasan 453
Kukës 346
Dibër 340
Berat 172


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë