Sociale

Përqindja e pozitivitetit 15.9/ Dy humbje jete dhe  800 raste të reja, në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë një 62 vjeç nga Lezha dhe një 72 vjeç nga Saranda dhe janë kryer 5018 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 800 qytetarë, në këto bashki:
160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.
"Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë. Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë," thuhet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2441
Shkodër          1079
Vlorë               600
Fier                  525
Durrës             415
Lezhë              320
Elbasan           304
Berat               241
Gjirokastër       195
Korçë               150
Kukës              93
Dibër                 70


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë