Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetën 11 qytetarë,të moshave 53-96 vjeç.
Gjithashtu janë kryer 3251 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 519 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23013
Fier 2596
Durrës 1561
Vlorë 1456
Shkodër 1267
Gjirokastër 1196
Korçë 813
Lezhë 642
Elbasan 418
Dibër 343
Kukës 332
Berat 146
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.