8 persona kanë humbur jetën dhe 434 raste të reja me Covid-19 janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor janë shëruar 654 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 2991 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki : 116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Ura Vajgurore, Prrenjas, 5 në Dibër, nga 4 raste në Mirditë, Kamëz, Peqin, Skrapar, Patos, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 raste në Kukës, Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Has, Mat, Divjakë, Roskovec, Vorë, Poliçan, Dropull.
Qyetarët që e kanë humbur betejën me Covid-19 janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.