Përplasjet e ditës së dytë të protestës së nisur pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e një efektivi të Policisë së Shtetit kanë lënë shtatë persona të plagosur.
Shifra jepet nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilës të shtatë të lënduarit, pesë policë dhe dy protestues po marrin trajtimin mjekësor në Spitalin e Traumës.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.
Në protestën e një dite më parë, MSH njofton se kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




