Politike

Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja: M’u hiq qafe! Kur unë them largohu, m’u largo (foto)

Nga Gazeta 'Si'- Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur në Kuvend me deputetin Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi foltoren.

Noka i kërkoi të lironte foltoren por ndërsa Shehaj nuk lëvizi, Noka e shtyu me shpatull dhe mori fjalën.

“M'u hiq qafe Agron. M'u hiq qafe se po flas. Nuk bëj debate me ty", iu drejtua Noka deputetit Shehaj. 

Shehaj edhe pse i përjashtuar nga seanca vijoi të mbajë të bllokuar foltoren. Ai pati debate edhe me deputetët e opozitës të cilët nuk i la të merrnin fjalën.

Ndërsa Flamur Noka mbante fjalën në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ishte live në Facebook.

"Atë që nuk bëri mazhoranca të më largonte me dhunë, e bëri Flamur Noka. Erdhi këtu dhe më largoi me dhunë, atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD", deklaroi Shehaj.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Liro Foltoren Agron! Boll me teatër. Nuk jemi në dispozicionin tënd. Liro foltoren tani. Ik tani. Hajde ik tani. Largohu se je i përjashtuar nga seanca.

Noka: Largohu se je bërë klouni i Erion Veliajt. M’u hiq qafe Agron. M'u hiq qafe se po flas. Nuk bëj debate me ty.

Spiropali: Largohu nga Foltorja, boll e bëre teatrin për sot.

Noka: Kur them unë largohu, m'u largo. Mbylle tani! Mbylle! Ik tani!


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë