Ka ndodhur

Përplasje me armë gjatë një sherri në Laç, një i arrestuar dhe 4 në kërkim

Gazeta Si – Pesë persona janë konfliktuar ashpër me njëri-tjetrin në Kurbin ku falë ndërhyrjes së policisë është shmangur një ngjarje e rëndë kriminale.

Në pranga ra 37-vjeçari Klajdi Rryta me banim në Tiranë, ndërsa 4 persona të tjerë të identifikuar si G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç.

Mësohet se gjatë sherrit që kanë pasur rreth orës 11:00 në rrugën “Kurbini” këtë të shtunë, 37 vjeçari Rryta ka qëlluar në ajër me pistoletë.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, 37-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua pistoleta tip “Glock” me fishek në fole gati për qitje. Policia thotë se po punon për kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë