Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përplasur në debat gjatë seancës të së martës në Kuvend me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj u shpreh se dy aksionet e fundit në veri, ai për targat dhe lufta ndaj kontrabandës, e kanë dobësuar sigurinë.
“Së fundmi kemi pasur dy operacione policore në veri të vendit pas të dyjave ka ndodhur dobësim i sigurisë dhe shtetit ligjor. Pas dy herave që operoi Kosova në veri në të dyja herët kemi dalë më të dobët. Në herën e parë na është mbajtur policia peng dhe në herën e dytë qeveria ka mbërritur mjaftueshëm të jetë në konflikt me grupet kriminale. Operimi në veri është i qëllimshëm me dobësu Kosovën, është projekt kjo diku. Pse po dobësohet rendi e ligji, siguria e autoritetet? Pse duhet me u dobësu pas të gjitha këtyre proceseve që kemi kalu”, tha Haradinaj.
“Veriu ka qenë i rrezikuar kur ai e priste në zyrë Milan Radoiçiç”, replikoi Kurti
“Veriun e rrezikojnë këto marrëveshje xhentëlmene. Fjala e Haradinajt është sulm mbi Policinë. Morali i policit është shumë i lartë, kot e keni ta sulmoni”, vijoi ai, ndërsa Haradinaj i është përgjigjur se ai nuk po diskuton për moralin e trupave.
“Frikën e kam te ti kryeministër që qëllimshëm i ke marrë këto dy veprime me dorëzu veriun. I ke bo qëllimshëm mi forcu kriminelët”, ka thënë Haradinaj.
Kurti ka përfunduar me fjalët se “kriminelët në veri kurrë s’kanë qenë më të rrezikuar se tash”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




