Politike

Përplasja te Kuvendi / Luan Baçi: Polici më vendosi pistoletën në gjoks. Noka ‘kërcënon’ ministrin Hoxha: Do ju tërheqim zvarrë (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pretendon se një prej policëve te Kuvendi e ka kërcënuar atë me armë.

Ai thotë se polici ka nxjerrë armën duke e kërcënuar atë.

“Ne ishim duke hyrë brenda dhe e gjithë policia me skafandra… nxori pistoletën dhe ma vendosi te gjoksi, duke më shtyrë tutje. Ata plehra që janë aty. E nxori pistoletën dhe pastaj nisi të gjuajë me atë. Aty ishin shumë, por me mua u përplasën”, tha Baçi

Akuza ngriti edhe Gaz Bardhi, duke thënë se dy deputetët e PD-së Nallbati dhe Baçi janë kërcënuar me armë nga një prej policëve.

Ndërkohë deputeti Flamur Noka shtoi se askush sipas tij nuk do të mund ta mbrojë këtë qeveri narkosh nga mosbindja civile.

“I them nipit të Enver Hoxhës, që mund të rrijë aty, por ashtu do të tërheqim dhe ty nëse dhunoni deputetët dhe popullin opozitar. E pamendueshme në demokraci që forcat speciale ndërhyrjnë kundër deputetëve për të mbrojtur narkosin. Nuk e mbron dot Elisa SpiroGjokën as nipi i Enverit. Mosbindja civile do të vendosë drejtësinë”, tha Noka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë