Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët morën pjesë në përplasjen e ndodhur një ditë më parë në zyrat e Frymës së re Demokratike.
Në një njoftim për mediat, policia thotë se në kërkim janë shpallur Agim Hoxhaj 55 vjeç dhe Afrim Sufa 46 vjeç, të cilat akuzohen se kanë hyrë pa autorizim në zyrat e FRD dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Sipas policisë, këta dy persona janë përplasur me efektivët të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit.
Përplasja në zyrat e FRD ndodhi një ditë më parë, ku policia bashkiake u kërkoi drejtuasve të kësaj partie të lironin zyrat.
Këta të fundit kanë kundërshtuar dhe janë përplasur me forcat e rendit.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë dhe Presidenti Ilir Meta, i cili u ka dalë në krah drejtuesve të FRD dhe është përplasur me efektivët. Pas ngjarjes palët politike reaguan me tone të ashpra duke hedhur akuza për njëra-tjetrën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




