Motosport

Përplasja në xhiron e formatimit, Leklerk nervoz: Ndoshta një udhëtim në Lourdes më ndihmon

Gazeta Si – Piloti i Ferrarit në mënyrë të pabesueshme humbi garën e Brazilit. Ai nuk u nis, sepse u përplas në xhiron e formatimit, më pas u shfaq shumë nervoz dhe pak ironik.

"Ky vit sigurisht që nuk është nga ata me fat për mua. Ndoshta një udhëtim në Lourdes (vend i shenjtë) do të më ndihmojë. Nuk di çfarë të bëj”, - tha piloti francez, mes ironisë dhe shijes së hidhur të humbjes së garës.

Çmimi i Madh i Brazilit përfundoi për të ende pa nisur. Leklerk u përplas me murin në xhiron e ‘nxemjes’ dhe më pas u detyrua të hiqte dorë nga gara.

"Në fillim humba pjesën idraulike të timonit, më pas dy gomat e pasme u bllokuan vetë dhe përfundova drejt murit. Nuk mund të bëja asgjë, jam i nervozuar”, - shton Leklerk. Shenjat ishin për një garë të mirë, ndaj dhe francezi ndjen keqardhje të thellë. Atij iu desh të kthehej në shtëpi pas vetëm tri kthesash.

Vështirë ta kapërdish këtë zhgënjim, por piloti i Ferrarit sheh përpara: "Ajo që mund të bëj është të drejtoj sa më mirë makinën. Kur të vendos sërish kaskën, të gjithë duhet të jenë të bindur se do të jap 150%. Kjo që ndodhi dhemb dhe do të flasim me skuadrën”, - ka përfunduar francezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë