Politike

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Ishte planifikuar gjakderdhje, Veliaj ishte me anti-plumb (Foto)

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka folur mbi tensionet e ditës së hënë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit.

“Ata goditën Tedi Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitarizmit edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës”, u shpreh Meta.

Anëtari i Këshillit Bashkiak me Partinë e Lirisë Tedi Blushi tha se në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak ishte planifikuar gjakderdhje.

Sipas tij, brenda në sallë kanë qenë persona civilë që dyshohet se kanë qenë të armatosur.

"Në sallën e Këshillit Bashkiak ka pasur një skenar mafioz për gjakderdhje. Incidenti i provokuar ka qenë i inskenuar. Sipas burimeve shumë të sigurta, jam informuar se kryetari i bashkisë ka qenë i veshur me antiplumb dhe kjo shpjegon edhe faktin pse në temperaturë 40 gradë, në mes të korrikut, ai ka qenë i veshur me xhup. Brenda në sallë kanë qenë persona civilë që dyshohet se kanë qenë të armatosur. Këtu nisi edhe incidenti i djeshëm pasi kërkova nga kryetarja e Këshillit të sqaronte kush ishin këta persona civilë që ishin lejuar në mbledhje ndërkohë që aty nuk lejohet media dhe nuk lejohen të marrin pjesë as qytetarë për të ngritur shqetësimet e tyre", u shpreh Blushi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shoqërua te henen nga policia për 5 orë pas kallëzimit nga Halit Valteri për dhunën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë