Nga Gazeta ‘Si’- Elon Musk ka bërë një hap pas në përplasjen e tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke shprehur pendesë për disa komente që ka bërë në rrjete sociale.
Në një postim në rrjete sociale, miliarderi shkroi: “Pendohem për disa nga postimet e mia për Trump javën e kaluar. E teprova.”

Musk dhe Trump, të cilët shiheshin si aleatë të ngushtë që nga zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2024, u përfshinë pak ditë më parë në një shkëmbim akuzash dhe kërcënimesh lidhur me kontratat qeveritare të revokuara dhe thirrjet për shkarkim, pasi njeriu më i pasur në botë kritikoi projektligjin e ri gjithëpërfshirës për taksat dhe shpenzimet që propozon presidenti republikan.
Musk dha dorëheqjen si drejtues i një agjencie federale të diskutueshme të quajtur DOGE, e krijuar për të reduktuar shpenzimet e qeverisë amerikane.
Ai argumentoi se projektligji i ri i Trump për shpenzimet do të rrisë ndjeshëm borxhin kombëtar të SHBA-së – një deklaratë që shkaktoi zhgënjim të thellë te presidenti, i cili e quajti kritikën e Musk “shumë zhgënjyese”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.