Nga Gazeta 'Si' - Nga jashtë parlamentit, deputeti Agron Shehaj u shpreh i revoltuar për mënyrën se si e shtyu deputeti i PD Flamur Noka në kuvend.
Shehaj tha se raportet e tij me PD prishen që nga sot, për shkak se, sipas tij, ai nuk u lejua të bënte opozitë në Kuvend nga një përfaqësues i opozitës.
“Banda e Shqipërisë e lejoi këtë në kuvend. Lejoi që një deputet të dhunohej brenda ambienteve të Kuvendit. Kur bën një opozitë të vërtetë, kur flet për vjedhjet e Ramës dhe oligarkëve, të gjithë bëhen bashkë për të penguar që kjo gjë të ndodhi. Doja të flisja për vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve”, deklaroi Shehaj.
Pyetje: Kjo shënon divorcin përfundimtar me PD?
Agron Shehaj: Kisha një raport që fatkeqësisht u prish. Mesa duket nuk ishin dakord që unë të bëja opozitën e vërtetë, të flisja për aferat e vërteta, një skandal i jashtëzakonshëm, 1.3 mld euro. Me kaq para mund të rriten pensionet, vendoset minimumi jetik. Ata vendosën që për këtë skandal të mos flitet. Rrugët tona ndahen.
Unë kam qëndruar aty prej orës 11 ose 12. Për 3 orë rresht. Atë që nuk e bëri Edi Rama, e bëri një përfaqësues i opozitës që largoi me dhunë nga foltorja një përfaqësues tjetër të opozitës. Nuk u pëlqen që unë flas për oligarkët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.