Nga Gazeta ‘SI’ – Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi, të cilët ishin autorët që përdorën armë zjarri në sherrin që ndodhi të shtunën në Laç, janë lënë në burg.
Nga ngjarja mbetën 5 të plagosur, ndërsa një ditë më vonë, më 4 maj, 24-vjeçari Geri Bitri humbi jetën në spital.
Policia theksoi se sherri ka nisur nga fërkimi i mjeteve që më pas ka rezultuar në përdorim armësh. Djali i dorëzuar në polici quhet Klevis Ndreca. Ai ka qenë në njërin nga mjetet, ndërkohë që ka dëshmuar se e nxori armën dhe i qëlloi i pari pasi ‘e dija që ishin të armatosur’! Dhe fatkeqësisht ashtu ka rezultuar.
Në mjetin tjetër që gjendeshin tre të rinjtë e tjerë, njëri prej tyre, i vënë para plumbave ka nxjerrë armën dhe është kundërpërgjigjur, për pasojë e kësaj përplasjeje është plagosur edhe një grua, e cila është gjendur aty rastësisht dhe madje ka tentuar të hyjë mes tyre që djemtë të mos grindeshin.
Klevis Ndreca u vu në pranga, e po të njëjtin fat ka pasur edhe njëri prej të rinjve nga pala tjetër, i cili e kishte hedhur armën që mbante me vete me qëllim për të humbur gjurmët.
Klevisi e ka dorëzuar armën në momentin që ka mbërritur në Komisariat, ndërkohë që në dëshminë e dhënë për grupin e hetimit ka theksuar se ishte ndaluar të fliste me ta për t’u sqaruar në lidhje me përplasjen me makina, por duke qenë se ishin të armatosur ai ka preferuar të gjuante i pari, nga frika se do të vritej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.