Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie’ pas një përplasjeje me armë zjarri të ndodhur në 20 nëntor të vitit 2020 në Dibër.
Policia thotë e ka vënë në pranga shtetasit: Shaqir Tollja, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg); Erlind Tollja, 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
Aleksander Algeri, 34 vjeç, banues në Tiranë, (me masë sigurie arrest në burg, aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë), si dhe Loraldo Lika, 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në shtëpi).
Në nëntor të 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, Sh.T. dhe E.T., ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin B.S.(Z), dhe A.A., të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




