Drejtësia

Përplasja me armë në Shkodër, Apeli i Posaçëm lë në burg Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit për masën e sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin në burg” të caktuar nga Shkalla e Parë lidhur me ngjarjen në Bushat të Shkodrës për sulmin me armë në qershor 2024.

Për këtë ngjarje, vijojnë të jenë në kërkim, Franko Leka dhe Aleksandër Prendi. Ndaj të katërtve, është ngritur akuza e grupit të strukturar kriminal.

Sipas SPAK, Sakica, Troshani dhe Leka bashkë me disa persona të tjerë të pa indetifikuar, të armatosur dhe me makina të blinduara, janë nisur drejt Bushatit për të vrarë anëtarët e familjes Prendi për shkak të një konflikti.

Por sapo grupi i armatosur shkoi në Bushat Aleksandër Prendi i ka pikasur duke qëlluar mbi makinat e blinduara.

Sipas SPAK, aty ka pasur shkëmbim zjarri, pasi janë konstatuar gëzhoja të ndryshme në vendin e ngjarjes. Shkak i përplasjes ende mbetet mister.

Të dy të arrestuarit u dorëzuan në Policinë e Shkodrës në janar të këtij viti, pasi ishin shpallur në kërkim për përplasjen e ndodhur qershorin e vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë