Çështja Lazio-tampone pasurohet me një kapitull të ri. “Tamponët Uefa mund të jenë lehtësisht ndryshe nga tonët” kishte thënë në ditët e kaluara përgjegjësi mjekësor i klubit bardhekaltër, Ivo Pulcini, duke komentuar mungesat në Champions të Immobile, Leiva e Strakoshës, por presidenti i laboratorit që proceson tamponet e bardhekaltërve, Futura Diagnostica në Avellino, ka shpjeguar se nuk është kështu: “Ne analizojmë 3 gene e jo vetëm 2 genet klasikë”. “Në diferencë nga pjesa kryesore e laboratorëve — ka thënë Massimiliano Taccone: ‘’Ne analizojmë 3 gene e jo vetëm 2 genet klasikë. Mes këtyre 3, ka një gen të familjes së koronavirus që nuk është specifikuar për Covid-19. Kështu, me laboratorët tanë, sinjalizojmë genin pozitiv, por ky nuk është një gen që infekton”.
Problemi është shfaqur në lidhje me tre tamponë, në më shumë se 100 të kryer ditën e 2 nëntorit: “Dy lojtarë për ne janë krejtësisht negativë, ndërsa vetëm një rezultoi lehtësisht pozitiv me një gen. Lazio ka respektuar protokollin e për parandalim i ka vendosur të gjithë në karantinë, sipas protokollit”.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, është munduar të sqarojë situatën e tamponëve të tre lojtarëve bardhekaltër, të disponueshëm kundër Torinos, por jo për sfidën europiane. “Bëmë tamponë të rregullt javën e kaluar, morëm dy herë lejen dhe dorëzuam gjithë testet. Ribëmë testet të premten e të shtunën, ishin negativë e të dielën luajtën. Pastaj dje ndodhi e njëjta gjë e një jave më parë me Pereira e akoma edhe më herët me Hoedt, ka disa vlera që duhen konsideruar në mënyra të ndryshme. U vumë në dispozicion plotësisht e tani presim vendimet finale, kemi besim e kjo nuk vihet në diskutim”.
E gjithë situata shqetësuese për bardhekaltrit tani është nëse Immobile do të jetë, apo jo, kundër Juves: “Po, mendojmë se mund të luajë sepse tamponi i bërë gjysmë ore pas atij të UEFA-s ishte negativ, ashtu sì i Leivas e Strakoshës. Është një rast i ngjashëm me atë që ndodhi tek Inter me Hakimin. Duhet të ketë një uniformitet, përndryshe nuk mund të vazhdojmë kështu”, u shpreh Tare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




