Futboll

Përplasja e Titanëve në Apenine

Nga Gazeta “Si” – Java e 22-të në “Serie A” sjell një përballje peshash të rënda, mes Juventusit dhe Napolit, dy skuadra që luftojnë për kualifikimin në Champions League dhe për të mbajtur gjallë shpresat për titull.

Do të jetë një rivalitet sportiv mes dy ekipeve apo një ndërthurje e së tashmes së protagonistëve me të kaluarën e tyre. 

Ndeshje vendimtare për pikë shumë të rëndësishme mes skuadrash që kanë një objektiv minimal të përbashkët, kualifikimin në “Champions League 26/27”.

Pa lënë pas ambiciet për titullin kampion në gadishull. Kush ndalet, është pothuajse i humbur, duke pasur parasysh edhe sfidën direkte mes Romës dhe Milanit.

Në “Allianz Stadium” në Torino, sytë do të jenë nga Antonio Conte, trajneri i kampionëve të Italisë, që rikthehet në atë që dikur ishte shtëpia e tij.

Skuadrat vijnë nga angazhime evropiane që kanë lënë pasoja fizike dhe psikologjike. 

Trajneri i të kaltërve mbështetet te emrat e zakonshëm, nga McTominay te Højlund e deri te kapiteni Di Lorenzo. 

Te Juventus, Spalletti mund të konfirmojë bllokun e lojtarëve që mposhti Mourinho-n. Yildiz dhe McKennie janë të sigurt për konfirmim, ndërsa në sulm David mund të preferohet ndaj Openda-s.

  • Formacionet e mundshme

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Thuram, Locatelli; Conceicao, McKennie, Yildiz; David.
Trainer – Luciano Spalletti 

Napoli: Milinkovic-Savic; Beukema, Buongiorno, Juan Jesus; Di Lorenzo, McTominay, Lobotka, Gutierrez; Vergara, Elmas; Hojlund
Trainer – Antonio Conte


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë