Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me presionin siç e cilësoi ai të kryeministrit Edi Rama ndaj GJKKO-së, e cila vendosi masën pezullim nga detyra për zv.kryeministren, Belinda Balluku.
Ai u ndal te përplasja e Ramës me Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve dhe tha se sulmi i Ramës ndaj GJK-së, sipas tij kalon edhe Maduron e Venezuelës.
“Çfarë kërkuan gjykatësit?
Kërkuan që të mos ndërhyhet, të mos ushtrohet presion ndaj gjykatës.
Ju jeni dëshmitarë se si një javë më parë, ky mashtrues publik, i kapur në çark me vjedhjen e tunelit të Llogarasë, citoi kushedi sa herë Komisionin e Venecias, sikur ky Komision paska dhënë opinione se nuk mund të pezullohen ministra.
Tani e ka hequr, ka katër ditë që nuk e përmend më Komisionin e Venecias. Duket ka marrë ndonjë karton të kuq.
Dhe i bëj thirrje Komisionit të Venecias të bëjë ndonjë deklaratë që ta mësojnë shqiptarët se ky është mashtrues publik ndërkombëtar.
Nuk mjafton kartoni i kuq.
Mjafton edhe deklarata publike për të denoncuar njeriun që citoi në një ligjëratë koprolalike të gjatë, dias herë Komisionin e Venecias, që në asnjë rast nuk ishte ai Komision që kishte dhënë ato direktiva apo ato këshilla.
Përkundrazi, në shqyrtimin e nenit të kodit të procedurës penale të Kosovës, i cili autorizon gjykatësit njëlloj si neni i Shqipërisë, të pezullojë, Komisioni i Venecias thotë se ky nen nuk bie ndesh as me Kushtetutën”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



