Ka ndodhur

Përplasi të moshuarin për vdekje, arrestohet shoferja 28-vjeçare në Korçë

Nga Gazeta ‘Si’-Policia ka vënë në pranga 28-vjeçaren O.M, e cila përplasi një të moshuar me biçikletë në qendër të Korçës.

Ai po udhëtonte me biçikletë kur ndodhi ngjarja dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Nga ana e policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë