Gazeta Si - Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano, është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Vlorës, dy ditë pasi aksidentoi për vdekje me makinë një të mitur në Llogara.
Bollano u shoqërua në masa të rrepta sigurie nga spitali i Vlorës për në Gjykatë, ku dhe iu komunikua vendimi për mos lënien në burg. Mësohet se shkak i arrestit në shtëpi ka qenë shëndeti jo i mirë i ish kryebashkiakut Bollano.
Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në Llogora, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi të miturin Elio Hamiti.
17-vjeçari ishte duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, i cili ndodhej në afërsi të fushës së sportit në Llogora. Në atë moment Vasil Bollanoska kaluar në këtë aks rrugor dhe e ka përplasur.
Bollano, i cili ka mbajtur dhe postin e kreut të Omonias, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.