Drejtësia

Përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin, dënohet me 30 vite burg 32-vjeçari

Gazeta Si – Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30-vite burg Albert Kaçen, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

32-vjeçari u gjet fajtor për veprën “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar”.

Vendimi u dha në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35-vite burg.

Babai i viktimës, Preng Mena, paralajmëroi ankimin e vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër, duke akuzuar policinë dhe prokurorinë se nuk kanë hetuar siç duhet duke fshehur provat.

Ai kërcënon me vetëgjyqësi nëse nuk do ndëshkohen dhe tre personat e tjerë që sipas tij janë bashkëpunëtorë në vrasjen e djalit të tij Ylli Mena.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 21 shtator të vitit 2019 në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca.

Autori dhe viktima kishin pasur konflikte më njëri-tjetrin që pas divorcit të Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kace, i cili prej tre vitesh vijon të jetë në arrati pasi nuk është arritur të prangoset nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë