Ka ndodhur

Përplasi për vdekje me makinë bashkëfshatarin, dënohet me 10 vite burg

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, 60-vjeçarin Mhill Gega i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me makinë bashkëfshatarin e tij, Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës.

Organi i akuzës arriti të provojë se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe ndaj autorit u ngritur akuza e vrasjes me dashje.

Pasi shqyrtoj dosjen hetimore trupa, gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor 60-vjeçarin dhe e dënoi me 16 vite burg, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar ju ul 1 3 e dënimit.

I pandehuri nuk I ka pranuar akuzat për vrasjee. Ai ka pohuar se ka pasur konflikte me viktimën dhe ka pretenduar se ngjarja është e gjitha një aksident, ku sipas tij, makina I ka dalë nga kontrolli duke përplasur 68-vjeçarin.

Policia fillimisht dyshoi për një aksident, por pas veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes dhe dëshmive të marra, rezultoj se ishte e qëllimshme.

Mark Gjeta dhe Mhill Gega kishin punuar për disa kohë në të njëjtën ndërmarrje dhe kishin qenë shokë me njëri-tjetrin, por marrëdhëniet e tyre u prishën për motive banale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë