Gazeta Si – Një 34-vjeçar, i cili 6 ditë më parë përplasi për vdekje një këmbësor, është arrestuar këtë të enjte në Durrës.
Në pranga përfundoi shtetasi F.K., i cili pas aksidentit që shkaktoi, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas fshehu makinën në Shijak.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak. Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




