Gazeta Si – Një 37-vjeçar me iniciale F.V., është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se autobusi të cilin ai drejtonte, përplasi për vdekje dy të moshuar që po udhëtonin me motor.
Ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës në aksin rrugor Koplik-Shkodër, ku përplasja rezultoi fatale për 84-vjeçarin me iniciale A.S. dhe bashkëshorten e tij S.S., 80 vjeçe.
Bashkëshortët Adem Sula, 84 vjeç dhe Sadije Sula, 80 vjeçe udhëtonin me motor, kur u përplasën nga autobusi. Ata u dërguan në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ndërruan jetë një ditë më pas.
Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër pr veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




