Ka ndodhur

Përplasi për vdekje 60-vjeçaren në Kuçovë, arrestohet i riu, ishte pa leje drejtimi

Gazeta Si - Një 20-vjeçar me iniciale E.B., banues në Kuçovë, u arrestua, pasi në fshatin Gegë, Kuçovë, duke drejtuar mjetin, i pa pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.Gj., 60 vjeçe, banuese në fshatin Gegë, Kuçovë, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Po ashtu, stacioni i Policisë Dimal, arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 37 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Shkatërrim i rrugëve”, pasi ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer punime me mjete të tonazhit të rëndë, duke dëmtuar rrugën ekzistuese dhe fondin pyjor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë