Drejtësia

Përplasi me skaf për vdekje 7-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për ish-policin Arjan Tase

Gazeta Si – Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg për ish-policin Arjan Tase, autorin e aksidentit të rëndë me skaf në Himarë, si pasojë e të cilit mbeti e vdekur 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.

Tase u shpall fajtor edhe në Apel për “vrasje me dashje” , ndërsa dënimi i tij prej 18 vitesh zbret në 12 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në gushtin e 2022, familja Avdia nga Tropoja që jetonin në Angli, ndodheshin me pushime në Potam të Himarës.

Më 2 gusht 2022, Arjan Tase duke drejtuar skafin e tij përplasi për vdekje të miturën. Ai ishte nisur për të dalë nga zona (brenda kordonit të sigurisë), ku la disa persona të tjerë, teksa u drejtua vendit ku notonte e mitura me babain e saj. Mjeti me shpejtësi të lartë përplasi të miturën duke i shkaktuar vdekjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë