Ka ndodhur

Përplasi biçiklistin për vdekjen në Durrës, arrestohet autori i aksidentit

34-vjeçari, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ishte i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.

Policia thotë se është arrestuar shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”. Gjithashtu, 34-vjeçari është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.

“Ky shtetas, më datë 08.11.2020, rreth orës 22:55, duke drejtuar mjetin tip ‘Audi’, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një 34-vjeçar aksidentoi një biciklist të moshuar.

34-vjeçari, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ishte i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.

Policia thotë se është arrestuar shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”. Gjithashtu, 34-vjeçari është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.

“Ky shtetas, më datë 08.11.2020, rreth orës 22:55, duke drejtuar mjetin tip ‘Audi’, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë