Ka ndodhur

Përplaset për vdekje me makinë një grua në Tiranë

Gazeta Si – Një grua 51-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e kësaj të marte. Sipas policisë, gruaja është përplasur për vdekje nga një 38-vjeçar.

Plagët kanë qenë shumë të rënda për 51-vjeçaren, e cila nuk ka mbijetuar dot. Policia tha se ka arrestuar drejtuesin për veprime të mëtjeshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë