Një aksident ajror ka ndodhur në një zonë turistike në Itali. Sipas mediave vendase një helikopter u përplas me një aeroplan turistik në zonën e akulltë të Malit Rutor, rreth 2500 metra mbi nivelin e detit në Valle d’Aosta.
Përplasja është njoftuar nga organi kombëtar i shpëtimit malor, sipas të cilit disa helikopterë të urgjencës janë ngritur nga bazat e Ivreas, Torinos dhe Borgo Sesias së bashku me një ekip të specializuar mjekësor për të shkuar në vendin e aksidentit.
Sipas raportimeve nga përplasja kanë mbetur të vdekur pesë persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, të gjithë turistë të huaj. Dy të mbijetuarit janë një qytetar zvicerian dhe një francez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




