Një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune në Konispol.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, ku janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12-vjeçar me iniciale A.B.
Si pasojë e përplasjes, i mituri 12-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa 27-vjeçari është dëmtuar lehtë.
Policia thotë se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




