Ka ndodhur

Përplasen dy mjete në Pogradec, humb jetën një prej shoferëve

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak pas mesnate në Pogradec.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, në afërsi të një pike karburanti.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka gjetur vdekjen njëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi Delor Latifllari.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin Enea Yzellari, 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

“Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip ‘Ford’, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë