Gazeta Si – Dy makina janë përplasur njëra me tjetrën në Vorë pranë Tiranë dhe për pasojë është lënduar një punonjëse policie që ishte në shërbim.
Burime zyrtare të policisë së Tiranës thonë se ngjarja ndodhi pranë një karburanti. “Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat
Nga përplasja, efektivja pësoi dëmtime në trup, duke qëndruar e shtrirë në rrugë deri në mbërritjen e ambulancës.
Ajo është transferuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




