Ka ndodhur

Përplasen dy makina në Milot, plagoset rëndë një prej shoferëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në superstradën Fushë Krujë-Milot, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia thotë se një autoveturë tip “Benz”, e cila drejtohej nga Andi Krakulli është përplasur me një makinë tip ‘Opel’ që drejtohej nga Fasli Shala, 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Andi Krakulli, është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë