Ka ndodhur

Përplasen dy makina në Malësi të Madhe, ndërron jetë 22-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e të dielës, 29 gusht, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe.

Policia njofton se nga përplasja e dy automjeteve ka ndërruar jetë një 22-vjeçar, K.C., banues në Bajzë, Malësi e Madhe, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip Audi.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Blutë kanë shoqëruar drejtuesin e “Benz”-it F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë