Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Kamzë, ku dy makina janë përplasur dhe në njërën prej tyre ishin edhe tre fëmijë të mitur që kanë përfunduar në spital.
Sipas njoftimit të policisë, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L.L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G.D.
Të miturit janë dërguar menjëherë në spital për kontroll mjekësor dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ku ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




