Gazeta Si – Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mëngjesin e kësaj të premteje në Krujë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët e makinës tjetër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues një person me iniciale D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues D. H., 23 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, H. Z., 26 vjeç dhe një 15 vjeçare.
Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




