Gazeta Si – Dy automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shkodër-Bushat pranë fshatit Beltoje, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas informacioneve nga spitali.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe po marrin trajtim mjekësor. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




