Ka ndodhur

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, plagosen shoferët

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme (9 gusht) në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Mësohet se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Raportohet se shoferët e dy mjeteve Volkswagen dhe Audi ndodhen në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë